What the fuck! Rama provokon tjetër debat

Postuar në 26 Nëntor, 2018 12:36

Edi Rama tërhoqi sërish vëmendjen me retorikën që shpalosi në mbledhjen e dy qeverive në Pejë.

Kryeministri shqiptar foli për tarifën e vendosur nga qeveria e Kosovës për mallrat Serbe, duke thënë se ishte reagimi i duhur politik në kushtet e bllokadës që Serbia po i bën anëtarësimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Rama po ashtu foli për një qasje destruktive të Serbisë dhe njëanshmëri të Bashkimit Evropian në raport me serbët dhe shqiptarët.

Në mbledhjen e mnajtur në Pejë dy qeveritë nënshkruan 9 marrëveshje, ku më të rëndësishmet ishin ato për unifikimin doganor, zerimin e taksave doganore, njohjen e patentave dhe heqjen e roamingut mes dy vendeve.

Rritja e toneve me Serbinë por edhe kritikat ndaj BE-së duket se do të provojnë një tjetër debat për çështje që lidhen me stabilitetin e rajonit, duke zhvendosur vëmendjen nga problemet e brendshme që kryeministri Rama ka brenda vendit si për çështjen e Unazës ashtu edhe për situatën e krimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.