“Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet”

Postuar në 13 Nëntor, 2018 12:31

Teksa zhurma për lidhjen ose jo të Vangjush Dakos me grupet kriminale kishte ardhur duke u zbehur, zhvillmet në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda përforcojnë akoma më shumë dyshimet mbi kryebashkiakun e Durrësit.

Astrit Avdylit, i njohur si kreu i grupit të Shijakut që drejtonte rrjetin e laboratorit të heroinës në Has raportohet të ketë folur në sallën e gjyqit për afrimitetin me Partinë Socialiste dhe kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Gjatë seancës ku ka kërkuar lirimin, Avdyli ka deklaruar se i qan hallet në Partinë Socialiste, mbeshtet programin e saj dhe se i ka shërbyer Vangjush Dakos.

“Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet”, ka qenë  deklarata e Astrit Avdylit në Gjykatën e Krimeve të Rënda.  Më tej Avdyli ka deklaruar se ka njohje me Ndokat pasi i ka njohur në burg. “Ndokat i kam miq, i kam njohur në burg”, është shprehur ai para togave të zeza. Në fakt as vetë Dako nuk i ka mohuar njohjet dhe kontaktet me Avdylajt, të provuara edhe nga përgjimet, duke thënë se i hap telefonin dhe takohet me çdo qytetar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.