Berisha thirrje punonjësve të Forcave të Rendit: Mos zbatoni urdhërat e Sandër Lleshit. Janë nul

Postuar në 09 Nëntor, 2018 21:11

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sot gjatë një interviste për “Abc News” se emërimi në detyrën e zv.ministrit të Brendshëm të Sandër Lleshit është antikushtetues, antiligjor. Duke iu referuar ligjit për Këshillin e Ministrave dhe Kodit të Procedurave Administrative, Berisha tha se caktimi i tij bie ndesh me çdo normë juridike, çka e bën çdo akt të ndërmarrë këtej e tutje nul. Berisha u ka bërë thirrje të gjithë punonjësve të Forcave të Rendit të mos zbatojnë asnjë urdhër të Sandër Lleshit sepse ato nuk kanë bazë ligjore.

Po kështu Berisha e ka vlerësuar aktin e kryeministri Rama për të ridërguar në Presidencë emrin e Sandër Lleshit, si dëshmi të një puçi institucional, ndaj të cilit ai shprehur besim se Presidenti nuk do të nënshtrohet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.