Rama e ka nën dorë arsyen e mosdekretimit të Lleshajt

Postuar në 05 Nëntor, 2018 23:25

Kryeministri foli me dyer të mbyllura në grupin parlamentar për përplasjen e tij me Ilir Metën duke thënë se Presidenti është duke kërkuar një konflikt me mazhorancën. Kësisoj sipas Ramës, arsyet e mosdekretimit të Sandër Lleshajt janë të sforcuara dhe të paqena.

Mediat raportuan për një letër që i ka shkuar kryeministrit nga zyra e Presidentit me të gjitha arsyet e mosdekretimit të Sandër Lleshajt. E pyetur nga Respublica nëse Presidenti do ta bëjë publike letrën, zyra për shtyp e tij se për momentin nuk është vendosur për ta publikuar.

Ndërsa në emisionin “Opinion duke iu referuar burimeve nga Presidenca, u bë me dije se presidenti Meta është i gatshëm t’i thotë arsyet e mosdekretimit të Sandër Lleshit për ministër të Brendshëm në një mbledhje me dyer të mbyllura ose nëse parlamenti gjykon se duhet të bëhet me dyer të hapura, të hapura.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.