Policia ka bërë detyrën - a e beson Kryeministri këtë gjë?

Postuar në 29 Shtator, 2018 11:39

Kryeministri Edi Rama është prononcuar sot përmes tuiterit për ngjarjen e Krujës ku është dhunuar shtetasja, Xhisiela Maloku. 

Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme! Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën. Për ne askush s'është mbi ligjin

shkruan Rama. 

Mesazhi në fakt i bën jehonë shqetësimit real në këtë histori: sjelljes së policisë së shtetit. 
Nëse sheh dinamikën e ngjarjeve aty rezulton se janë bërë presione për denoncimin, se ka një serial presionesh edhe ndaj punonjësve të policisë etj..
Z. Rama nuk flet për përfshirjen e deputetit të vet Balla, duke e cilësuar zhurmë të gjithë atë që po raportohet. Është një ngjarje që tradhëton cipën e reformave dhe që e vendos kryeministrin në situatën e dikujt që rreshtohet në krahun e dhunuesve. 

Një pyetje e përgjithshme nxjerr kokë këtu, përtej hollësive të ngjarjes: si shpjegohet deputetëve socialistë po u ndodhin shpesh ngjarje të papëlqyeshme? Përgjigja vetëm një është: ose janë arrogantë, ose vijnë nga ajo kategori që këto probleme i kanë normale. Z. Rama nuk ka çfarë të mbrojë këtu sepse nesër një tjetër e padëgjuar mund të ngjajë. Fatkeqësia është se ndërkohë që nga opozita po e “gjobisin”, nga mileti po e shohin, e me gjasë e votojnë sërish. 

A po na thotë kryeministri të vërtetën apo po mbron njerëzit e vet siç ka bërë gjithë këto vite?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.