Trump paralajmëron sanksione edhe për gjykatësit e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet

Postuar në 10 Shtator, 2018 19:32

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërcënojnë edhe Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve me sanksione(ndaj gjyqtarëve). Mediat e ndryshme raportojnë se do të jetë këshilltari për Sigurinë i Presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, ai që do të njoftojë qëndrimin e fortë të Shtëpsië së Bardhë.

SHBA do të përdorë çdo mjet të nevojshëm për mbrojtjen e qytetarëve të vet dhe të aleatëve nga hetimi i padrejtë nga kjo gjykatë ilegjitime

citon Reuters një dokument që  do të lexohet nga Bolton para një grupi konservator në SHBA.

Çështja që shqetëson më shumë amerikanët është hetimi i paralajmëruar për krimet e tyre në Afganistan. Gjykata është krijuar në vitin 2002 dhe në të bëjnë pjesë 123 shtete që kanë miratuar statutin e Romës. Po kështu Bolton pritet të njoftojë mbylljen e zyrës së Organizatës për Çlirimin e Palestinës në Uashington për shkak se palestinezët po kërkojnë të inkriminojnë Izraelin përmes gjykatës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.