Lufta e ftohtë e çështjes “Skripal”

Postuar në 06 Shtator, 2018 10:10

Dy oficerë të Inteligjencës Ushtarake ruse, e  njohur edhe si GRU akuzon Britania për helmimin me noviçok të ish-agjentit Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Julia. Kryeministrja Tereza i tha parlamentit se misioni i tyre ishte miratuar në nivelet e larta të udhëheqjes së Kremlinit.

Rusia duhet të frenojë aktivitetet e zyrtarëve të inteligjencës ushtarake dhe të japë llogari për veprimet e tyre, tha Mei  duke shtuar: "Ne duam që Rusia të veprojë si një anëtare e përgjegjshme e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo do të thotë se ajo duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e rrezikshme të GRU, e cila është pjesë e shtetit rus. Ata duhet të frenojnë aktivitetet e GRU-së"

Sipas Meit, sulmi kundër Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në Anglinë jugore ishte ndoshta një mesazh për rusët e tjerë që jetojnë jashtë vendit, të përfshirë në çështje që lidhen me shtetin rus.

Mandat arresti evropian për dy rusët

Autoritetet britanike kanë bërë të ditur se kanë lëshuar një urdhër-arresti evropian kundër dy rusëve, Alexander Petrov dhe Ruslan Bosirof. Kreu i anti-terrorizmit, Neil Bass tha se dy të dyshuarit qarkullojnë me pseudonime, janë rreth të 40-ave dhe kanë pasaporta autentike ruse. Ata kishin mbërritur në Britani në 2 mars dhe dolën më 4 mars. Sergei Skripal, një ish-spiun rus, u bë më pas një spiun i dyfishtë për MI6 britanike. Britania akuzoi Rusinë për incidentin dhe identifikoi helmin si noviçok, një agjent vdekjeprurës neurotoksik i përgatitur nga ushtria sovjetike gjatë dekadave të 70 dhe 80.

Rusia mohon përfshirjen

Rusia ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në sulmin. Në një reagim të parë ministria e jashtme ka thënë se emra  e publikuar nuk thonë asgjë për Moskën. Zëdhënësja, Maria Sakharov theksoi se "emrat janë publikuar në media, si fotot, nuk na tregoni ndonjë gjë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.