Erdogan provokon edhe si statujë (Video)

Postuar në 01 Shtator, 2018 10:28

Banorët e qytetit të Wiesbaden në Gjermani u befasuan të hënën e kësaj jave , kur panë në sheshin qëndror statujën e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Me një lartësi prej 4 metrash dhe me dorën e djathtë të ngritur, statuja kishte një ngjashmëri të madhe me atë të diktatori irakian Sadam Huseinit, e cila u rrëzua silmbolikisht nga amerikanët kur pushtuan Bagdatin në vitin 2003.

Dy ditë më pas, të mërkurën, këshilli bashkiak i qytetit vendosi të tërhiqte përkohësisht statujën nga sheshi kryesor. Autoritetet vendore pohuan se atyre nuk u ishte bërë e qartë se statuja ishte pjesë e  Bienales së Artit Bashkëkohot dhe një punë artistike në kuadër të këtij aktiviteti me temë “Bad Neës”

Instalacioni megjithatë ia arriti qëllimi pasi shkaktoi reagime të ndryshme: pakënaqësi intensive dhe sulme verbale me mbishkrime. Disa e quajtën Erdogan "Hitler", ndërsa  mbështetës të presidentit turk, nga ana tjetër, filluan të mburren përpara statujës.

Liria e artit dhe siguria publike

Autoritetet lokale, megjithatë, ishin të befasuar, pasi ata nuk dinin asgjë për statujën. Nga ana e tyre, organizatorët e Bienales argumentuan se kjo statujë pa vendosjen paraprake të njoftimit në qendër të Wiesbaden donte të nxitste interesin dhe të provokonte një debat publik.  Incidenti në Ëiesbaden ndodh një muaj përpara vizitës së planifikuar të Erdoganit në Berlin në shtator. Vlen të përmendet se shumë gjermanë janë kundër vizitës për shkak të modelit autoritar të qeverisjes në Turqi, por edhe për shkak se ata e shohin këtë vizitë si një tjetër përpjekje nga ana e Erdogan për të marrë mbështetjen e turqve të Gjermanisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.