Rekord burgimesh të përjetshme në Turqi

Postuar në 02 Gusht, 2018 15:19

Turqia e Recep Tayyip Erdogan ka dhënë dënime shembullore për ata që i cilëson si pjesëmarrës në grushtin e shtetit të korrikut 2016. Deri më tani janë përfunduar së gjykuari 200 nga 289 çështje të hapura për këtë ngjarje dhe përmes tyre janë dhënë dënimet të gjata për 2 453 të akuzuar, mes të cilëve 1 655 dënime me burgim të përjetshëm.

Në listën e të dënuarve me burgime afatgjata bëjnë pjesë edhe 50 gjeneralë, 475 oficerë të ushtrisë, 107 oficerë ende jo të emëruar.

Sipas qëndrimit zyrta në grushtin e shtetit morën pjesë 8651 oficerë, që përbën 1.5% të personelit ushtarak turk, nga të ciëlt 1 214 kanë qenë studentë.  Gjatë ngjarjeve të korrikut 2016 humbën jetën 249 persona dhe qeveria turke akuzoi si organizatore lëvizjen e Fetullah Gulen. Fushata që pasoi grushtin e shtetit ishte e paprecedentë: u pushuan nga puna 170 000 gjyqtarë, mësues, nëpunës civilë, ndërkohë që janë burgosur 77 081 njerëz. Me këto ngjarje nis edhe reformimi i pushtetit turk që e sheh sot Erdoganin si një president me kompetencat reale të një monarku.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.