PD: Ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar bie ndesh edhe me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit

Postuar në 10 Korrik, 2018 15:05

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka deklaruar sot se ligji i veçantë që i jep kompanisë “Fusha sh.p.k” shkel edhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian, çka krijon kushtet për veprim nga Brukseli.

Ligji special “Fusha shpk”, përmes të cilit Kryetari  i Qeverisë dhe Kryetari i Bashkisë Lali Edi dhe Lali Eri shkatërrojnë qendrën e Tiranës, kompleksin e Teatrit Kombëtar me trashëgimi historike qendrore të  Shqipërisë si dhe i falin truallin shtetëror kompanisë pranë tyre ”Fusha sh.p.k”.

Nuk shkel vetëm Kushtetutën e Republikës  dhe një gjysëm dyzine ligjesh në fuqi.

Ligji special ‘’Fusha’’ sh.p.k shkel dhe Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, përkatësisht nenin 71 të saj, duke qenë një kontraktim  pa garë dhe pa konkurim të hapur, ligji special ‘’ Fusha’’ sh.p.k ka penguar aplikimin e kompanive europiane  dhe shqiptare për t’u përzgjedhur për të marrë  këtë kontratë. Bashkimi Europian ka të drejtë dhe detyrë të ndërhyjë në raste te tilla për të verifikuar çfarë ka ndodhur.

Madje në raste të veçanta  BE ka të drejtë të kërkojë nga Qeveria dëmshpërblim që është i barabartë me të gjithë fitimi e kompanisë, i cili në rastin në fjalë ky fitim është 2 milionë euro. Për këtë arsye ligji special “Fusha shpk” nuk u lejua të kalonte në Komisionin e Integrimit europian. Unë uroj shumë që në një mënyrë ose një tjetër ky ligj special të përfundoj në kosh.

Por në rast se dy lalët do të duan t’i shkojmë zullumit deri në fund  ky do të jetë një moment konfrontimi i shoqërisë shqiptare me të keqen,  ku kam besimin se e mira do të triumfojë

tha  Pollo.

Dy ditë më parë, ambasadorja e BE-së në Tiranaë, Romana Vlahutin u shpresh se BE-ja po bën vlerësimin e ligjit dhe do të dalë me një qëndrim për këtë çështje. Në këtë kuptim, qëndrimi i sotshëm I PD-së, përbën një lëvizje që mund të kushtëzojë çdo tolerim eventual ndaj shumicës që po provokon tensione me një ligj që bën falje të pronës publike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.