Unë jam Teatri...i Ri

Postuar në 07 Korrik, 2018 20:00

Është e kotë të diskutosh mbi cilësinë e fjalimeve ditore të z. Erion Veliaj. Është e kotë të shohësh dhe të presësh tek ai Kryetarin e Bashkisë që dëgjon me mendje, përveçse gjendet në dëgjesa sa për statistikë. Rasti i fundit e provon më së mirë këtë, kur z. Veliaj mbron prishjen e Teatrit Kombëtar me një rrenë tipike të tij: do ndërtohet një i ri.

Askush nuk ka kundërshtuar ndërtimin e një teatri të ri, është kërkuar të mos prishet teatri ekzistues. Nëse gjërat do të ishin kaq të thjeshta, nuk do të hartohej një projektligj i posaçëm, nuk do të kërkohej vota e tufës së deputetëve. E vërteta është krejt ndryshe: në luftë është memoria e një qyteti, e drejta e qytetarëve për të marrë në dorë të ardhmen, përkundrejt një kaste politiko-ekonomike, ku z. Veliaj për momentin shërben si ushtar i bindur. Ndaj edhe shumë nuk ka pse ta konisderojmë këtë balerin ngelës që përdor “argumente” retorike banale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.