PD: 3 kulla shkelin njollën e Teatrit (Harta)

Postuar në 30 Qershor, 2018 13:10

Partia Demokratike ka publikuar sot njollën hipotekore, mbi të cilën shtrihet Teatri Kombëtar dhe zonën ku parashikohet të ndërtohen kullat e kompanisë Fusha sh.p.k. Përkundër pretendimeve të qeverisë dhe bashkisë se në projektligjin për Teatrin është marrë parasysh kërkesa e artistëve për të mos u prekull trualli, deputetja Albana Vokshi tha se vërtetimi hipotekor dhe projekti tregon të kundërtën.

5.522 m2 janë pronë e Teatrit Kombëtar,  për të cilin Veliaj tha se nuk preket asnjë centimetër. Por harta tregon qartë se projekti i Edi Ramës për shkatërrimin e Teatrit, parashikon ngritjen e 3 kullave në territorin e Teatrit Kombëtar. Përfitimi minimal i përllogaritur nga ekspertët është 205 milionë euro

Vokshi vazhdoi më tej duke thënë se për të rritur sa më shumë fitimin nga kullat kryeministri i ka vënë tokës publike në qendrën historike të Tiranës çmimin qesharak 470 euro për metër katror. Sipas Partisë Demokratike Veliaj ka refuzuar shpjegimet në Komisionin Parlamentar si dhe të përgjigjet me shkrim rreth projektit të 6 Kullave. Bashkia nuk ka reaguar ende ndaj këtyre pretendimeve të Partisë Demokratike por ka përcjellë per mediat nje material ku Veliaj flet nga Novi Sadi se Tiranës i duhet nje Teater i Ri për të pritur evenimente ndërkombëtare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.