Mediat/Kreu i NATO-s: Aleanca nuk ndërhyn nëse Irani sulmon Izraelin

Postuar në 02 Qershor, 2018 23:45

Media të ndryshme si agjencia ruse “Sputnik” dhe televizioni Iranian “PressTv” raportojnë mbi një deklaratë të sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhënë për revistën gjermane “Spiegel” sipas të cilit në rast të një sulmi të Iranit ndaj Izraelit, Aleanca nuk do të ndërhyjë.

Izraeli është partneri i NATO-s, por përderisa nuk është anëtar i Aleancës, Neni 5 nuk mund të aplikohet

citohet ai nga mediat në fjalë.

Sipas Stoltenberg, NATO nuk ka marrë pjesë ndonjëherë në procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe se një gjë e tillë nuk është në detyrat e saj.

Deklarimi vjen në një kohë kur situata mes Izraelit dhe Iranit është acaruar shumë. Një javë më parë, Telavivi urdhëroi sulme në Siri, në vendstacionime të trupave iraniane, për shkak të të cilave pësoi edhe kundërgoditje. Kryeministri izraelit Netanyahu, është ndër promovuesit kryesorë të politikës së ndërhyrjes ushtarake ndaj Iranit që e sheh si kërcënim kryesor. Dy ditë më parë, presidenti sirian, Bashar al-Assad, deklaroi në një intervistë për “RT” se në Siri nuk ka trupa iraniane, por oficerë dhë këshilltarë, ndaj edhe kërkesa e Izraelit sipas tij nuk qëndron dhe është me prapavijë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.