Vuçiç i jep një dorë "mikut Edi" në Tiranë: Nuk jam si Rama që lyp nëpër Europë

Postuar në 31 Maj, 2018 19:25

“Unë kam një qasje të ndryshme nga Edi Rama, unë nuk dua të lyp për çfarëdo lloj arsyeje". Kështu i është përgjigjur presidenti serb Aleksandër Vuçiç pyetjes së gazetës franceze “Le Monde”, lidhur me Samitin e vendeve të Ballkanit Perendimor  që u mbajt në Sofje.

Pyetja ka qenë nëse ka ende kuptim të duash të hysh në BE para vitit 2020, pas qëndrimeve të Macron se “BE fillimisht duhet të reformohet dhe pastaj të zgjerohet”.

Më pas presidenti serb ka thënë se vendi i tij ka bërë progres ekonomik, por ai e di gjithashtu seç duhet të rregullojë. Trokitja e Shqipërisë në kancelaritë e Europës ka rënë më shumë në sy tani që qeveria shqiptare ka shtuar kontaktet për të marrë një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave në qershor. 

Vetë qëndrimi i BE-së lidhur me Shqipërinë është disi kontradiktor pasi nga njëra anë u dha një rekomandim pozitiv pa kushte nga Komisioni Europian për të hapur negociatat, ndërsa në anën tjetër vendet anëtare refuzojnë të japin dritën jeshile.

Nga një pikëpamje kjo deklaratë e Vuçiç shkon në favor të kryeministrit shqiptar, të cilit së fundmi i është përmendur në disa qarqe miqësia specifike me presidentin turk Erdogan.

Vuçiç thekson kështu në formë "naive" europeizmin e thekur të Ramës, ndërkohë që u shfaqet serbëve si një lider sovran. Dy shprehi për dy politikanë të dy popujve të ndryshëm. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.