"Mund të vijë dita që edhe adhuruesit e Dostojevksit dhe Tolstoit të stigmatizohen si agjentë"

Postuar në 17 Mars, 2018 14:17

Ambasadori rus në Tiranë, Aleksander Karpushin, i ka dhënë një intervistë Televizionit Publik Shqiptar përmes së cilës ka komentuar zhvillimet më të fundit që prekin vendin e tij. Një pjesë inetresante e intervistës dhënë për emicionin “Java” është ajo për ekzistencën e një lobi apo ndikimi rus në Shqipëri e Ballkan. Sipas Karpushin, kjo prirje për të kërkuar armiq është e rrezikshme:

Kohët e fundit na kanë habitur jashtë mase përpjekjet e disa mediave shqiptare, po edhe të disa përfaqësuesve të organeve shtetërore, për demonizimin e Rusisë. Të krijohet përshtypja që qëllimi i tyre është për të bindur qytetarët shqiptarë se vendi ynë është një “perandori e së keqes”, ndërsa rus do të thotë armik. Deklaratat e fundit që kemi dëgjuar për “tentakulat e Moskës”, të cilat gjoja janë shtrirë në të gjithë rajonin e Ballkanit, ngjanë më së shumti me retorikën e kohës së Enver Hoxhës, por aspak me deklaratat e politikanëve të një vendi modern dhe demokratik. Po të vazhdojmë të ecim me këto ritme, mund të arrijmë në një pikë kur edhe adhuruesit e Dostojevskit dhe Tolstoit do të stigmatizohen si “agjentët e Kremlinit”. Për mendimin tim, kjo është një tendencë shumë e rrezikshme

tha ndër të tjera ai.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.