Mjekët në shërbim të konçesionarit të Check-Up, PD: Të tërhiqet kontrata ose do ndjekim rrugën ligjore

Postuar në 05 Shkurt, 2018 14:00

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka denoncuar sot atë që ai e quajti vendosjen e shërbimit mjekësor në dispozicion të konçesionarit të Check-Up. Sipas Spahisë kontrata e zbardhur së fundmi mes konçesionarit dhe FSDKSh-së, përbën shkelje edhe të Kodit të Punës. Spahia ka deklaruar se kjo skemë e detyrimit të mjekëve dhe infermierëve synon të mbulojë dështimin e koncesionit, sa kohë që vetëm 27% e shqiptarëve që përfshihen në gamën e kontrollit, kanë kryer kontrollin falas. Deputeti i PD-së, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë të tërheqë kontratën duke njoftuar se në rast të kundërt, PD-ja do të ndjekë rrugën ligjore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.