Gruaja e Presidentit: Të heqim zvarrë Edi Ramën

Postuar në 25 Janar, 2018 20:42

Takimet e LSI-së nuk kanë më entuziazmin e dikurshëm. Ikja nga pushteti duket se ka zbehur mbështetjen për një parti që raportet me elektoratin i ndërtoi mbi marrëdhënie kleringu. Por  Monika Kryemadhi që ka marrë në dorë drejtimin e partisë pas zgjedhjes së bashkëshortit president ka ashpërsuar gjuhën në veçanti ndaj kryeministrit, me të cilin LSI ndau bashkëqeversisjen e 4 viteve.

Kryemadhi ka sjellë referenca nga historia si paralajmërim për kryeministrin. Një herë Esat Pashë Toptanin dhe më pas Enver Hoxhën.  

"Sot më shumë se kurrë duhet të zgjohemi nga apatia sepse e ndiejmë të gjithë që jemi më të varfër. Nëse nënshtrohemi do jetë gjumi i vdekjes sepse të gjithë do të ikin nga Shqipëria. Ashtu si në vitet 1990 ku të rinjtë tërhoqën zvarrë bustin e diktatorit Enver Hoxha, kështu edhe ne të bëhemi bashkë për ta tërhequr zvarrë për së gjalli këtë kryeministër që po shkatërron Shqipërinë.”“-tha Kryemadhi nga Berati.

Bashkëshorti i zonjës Kryemadhi u zgjodh President me ndihmën e Edi Ramës dhe falë aftësive të tij negociuese kuptohet. Ndaj dhe kërcënimi që artikulohet implikon në çdo rast edhe Presidentin e Republikës, nga familja e të cilit po dalin të tilla mesazhe në prag të protestës kundër varfërisë së shqiptarëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.