zvarritje

Kopac akuza Çelës: Ka zvarritur ndarjen e OSHEE-së

Postuar në 31 Janar, 2018 16:34

Vetë Ali, vetë Kadi. Kështu mund të përkufizohet drejtimi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë nga Ardian Çela, i cili jo vetëm që nuk ka përmbushur një prej kërkesave kryesore të Sekretariatit Komunitetit të Energjisë në Vienë, por refuzon të kthejë përgjigje përse ka zvarritur ndarjen e OSHEE-së në dy ndërmarrje.  

Gruaja e Presidentit: Të heqim zvarrë Edi Ramën

Postuar në 25 Janar, 2018 20:42

Takimet e LSI-së nuk kanë më entuziazmin e dikurshëm. Ikja nga pushteti duket se ka zbehur mbështetjen për një parti që raportet me elektoratin i ndërtoi mbi marrëdhënie kleringu. Por  Monika Kryemadhi që ka marrë në dorë drejtimin e partisë pas zgjedhjes së bashkëshortit president ka ashpërsuar gjuhën në veçanti ndaj kryeministrit, me të cilin LSI ndau bashkëqeversisjen e 4 viteve.

Kryemadhi ka sjellë referenca nga historia si paralajmërim për kryeministrin. Një herë Esat Pashë Toptanin dhe më pas Enver Hoxhën.  

Hapja e dosjeve/Autoriteti do të japë informacione nisur nga viti 2017

Postuar në 25 Dhjetor, 2015 20:58

Kreu i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola deklaron në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” përmes së cilës flet për procesin e hapjes së dosjeve konform ligjit të miratuar në Parlament. Kola shprehet se ka zvarritje burokratike, se ka vonesa, por edhe mungesë vullneti. Sipas tij, Autoriteti përkatës, i ngarkuar me këtë punë, do të jetë funksional dhe do të japë të dhëna në vitin 2017. “Procesi është jashtë mase i vonuar. Duhej të kishte filluar tashmë!

Subscribe to RSS - zvarritje