I preferuari i kryeministrit bën autokritikë në televizor (Video)

Postuar në 23 Janar, 2018 22:20

I informuar për një aferë korruptive në institucionin që drejton, Artan Lame i ka paraprirë zhurmës që do të krijohej, ku ALUZNI ekspozohet si agjenci sekserësh, ku janë të përfshirë deri te roja i institucionit. Video tregon rastin e një  qytetari i thotë jursitit se nuk po i legalizohet objekti edhe pse i janë bërë 3 herë matjet.

Roja pasi kontakton me juristin del dhe takohet në një kafene me qytetarin dhe i thotë se jursiti kërkon 10 mijë euo për të legalizuar objektin, pasi dosja e qytetarit ka problem.  Ndër të tjera, roja në rolin e sekserit roja thotë se nëse dosja e qytetarit nuk do të kishte problem, ajo do të mbyllej me 5-6 mijë euro.

I ftuar në emisonin "Stop", Drejtori I ALUIZNI, Artan Lame tha se ka shkarkuar punonjësin dhe se ky fenomën është i pranishëm në institucionin që ai drejton. Standard tjetër nga ai që predikon kryeministri Rama për punonjësit e hipotekave dhe drejtorët që kërcënohen me burg, ndërsa në rastin e zotit Lame pranohet autokritika e shoqëruar me duatrokitjet e një qoke televizive kur është fjala për të preferuarit e kryeministrit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.