Për herë të parë Bullgaria drejton Europën

Postuar në 01 Janar, 2018 18:58

Bullgaria, shteti më i varfër anëtar i Bashkimit Evropian, mori sot për herë të parë, presidencën e rradhës së Bashkimit Europian.

Kryeministri i vendit Bojko Borisov shkruajti në llogarinë e tij në fejsbuk se Bullgaria merr kryesimin e Unionit në një moment kyç për Bashkimin Europian. Slogani" Fuqia vjen nga bashkimi "le të na udhëheqë"- thekson Borisov në postimin e tij.

E pozicionuar në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe Turqisë, Bullgaria përkrah marrëveshjen për migracionin mes Brukselit dhe Ankarasë dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes tyre. Presidenca bullgare përkon me shyrtimin e hapjes së negociatave për disa vende të Ballkanit Perëndimor dhe periudhën e tranzicionit pas Brexit. Sipas një sondazhi të kohëve të fundit nga Instituti Gallup, 62% e qytetarëve bullgarë kanë besim në Bashkimin Evropian.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.