Ivanov: "Platforma e Tiranës ktheu krizën politike në krizë kushtetuese në Maqedoni"

Postuar në 26 Dhjetor, 2017 15:50

Presidenti i Maqedonisë George Ivanov, ka mbajtur sot fjalën vjetore në Parlament, përmes së cilës ka evidentuar problematika të ndryshme mes të cilave edhe ajo më kryesorja, kriza kushtetuese paszgjedhore.

Ivanov ka qenë i drejtpërdrejtë kur ka cilësuar se Platforma e Tiranës provokoi krizën në Maqedoni, duke mos hequr asgjë nga ato që janë thënë dhe deklaruar më herët nga përfaqësues të pushtetit të kaluar në vendin fqinj.

Procesi i koalicionit paszgjedhor dhe krijimi i një qeverise u bë peng i platformës paszgjedhore të një ivendi tjetër, që nga ana e vet vuri në pikëpyetje interest themelore të Republikës së Maqedonisë. Për shkak të Platformës së Tiranës, kriza politike u kthye në një krizë kushtetuese…

E dhashë mandatin vetëm pasi u krijuan kushtet legale dhe u sigurova me garanci të shkruara

tha presidenti maqedonas.

Platforma e Tiranës ishte një dokument i partive shqiptare të Maqedonisë, i përpliuar nën mbikëqyrjen e qeverisë dhe kryeministrit të Shqipërisë, që devioji rrugën e negociatave për krijimin e qeverisë maqedonase pas zgjedhjeve parlamentare. Partitë shqiptare vunë veto ndaj negociatave me partinë kryesore, VMRO-DPMNE, duke imponuar rotacionin e pushtetit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.