Masakra e Sinait, sulm kundër sufijve

Postuar në 25 Nëntor, 2017 10:59

Shpërthimi i të premtes në një xhami në Egjiptin lindor, ku mbetën të vrarë të paktën 235 persona dhe u plagosën më shumë se 130 të tjerë është një nga sulmet më të  përgjakshme në historinë moderne të Egjiptit. Ndonëse asnjë organizatë nuk ka marrë ende përgjegjësinë për këtë sulm, ushtria egjiptiane ndërmori ​​sulmet e para kundër autorëve të dyshuar të kësaj masakre.

Sulmi ndodhi gjatë namazit në xhaminë e qytetit al Raounas Bir al-Abed, 40 kilometra në perëndim të Al Aris, kryeqyteti i provincës Sinai. Në këtë rajon forcat e sigurisë po luftojnë me një organizatë që mendohet se është një degë të Shtetit Islamik në Egjipt. Presidenti i Egjiptit Abdel Fatah El-Sisi u zotua për t'iu përgjigjur "me forcë" këtij agresioni.

"Forcat e armatosura dhe policia do të marrin hak për dëshmorët tanë, rivendosjen e sigurisë dhe stabilitetit" tha ai gjatë një fjalimi televiziv. Disa orë më vonë, Forcat Ajrore i Egjiptit shkatërruan shumë automjete të përdorura në sulmin terrorist dhe bazat ku terroristët kishin armët dhe municionet. Shumica e myslimanëve që frekuentonin xhaminë al Raounas  janë kryesisht ndjekës të rrymës sufiste, të cilën Shteti Islamik e konsideron si "heretike" duke ftuar mbështetësit për shfarosjen e sufistëve.

Vitin e kaluar xhihadistët i prenë kokën një kleriku të madh “sufi”, duke e akuzuar për magji, diçka e ndaluar në Islam. Nga viti 2013, pas përmbysjes nga ushtria të presidentit islamik, Mohamed Morsi, një organizatë xhihadiste deklaroi besnikëri ndaj Shtetit Islamik me sulme të rregullta mbi forcat e sigurisë në veri të Sinait. Dhjetëra oficerë policie, ushtarë dhe qytetarë janë vrarë në këto sulme. Presidenti rus, Vladimir Putin foli për një sulm tronditës "mizor dhe cinik", ndërsa homologu i tij amerikan Donald Trump e quajti "një akt tronditës"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.