Merkel mban pezull Europën dhe Ballkanin

Postuar në 23 Nëntor, 2017 10:30

Ngërçi politik në Gjermani për shkak të dështimit në formimin e një koalicioni qeverisës, të ashtuquajtura "Jamaica" (CDU / CSU, Die Gruenen, FDP), po e çon "lokomotivën" e Europës drejt një krizë të zgjatur, me frikën se kjo pasiguri do të përhapet në të gjithë Evropën.

Presidenti francez, Emanuel Macro tha që momentin e parë të dështimit të bisedimeve se "ngrirja e procesit politik në Gjermani nuk është në interesin e BE" pasi në fillim të dhjetorit udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës do të diskutojnë planet për arkitekturën e re të Europës.

Mungesa e qeverisë gjermane mban pezull samitin e eurozonës të parashikuar në mes të dhjetorit, ku do të diskutohen udhëzimet për thellimin e integrimit ekonomik. Kancelarja Merkel i ka duart e lidhura për arsye teknike (nuk ka qeveri), por edhe politike.

FDP dhe AFD me të cilët ajo është në bisedime për krijimin e qeverisë nuk pajtohen me ndryshimet në BE, pasi kanë interes të rrisin fuqinë e tyre elektorale. Pa një qeveri të re në Berlin, nuk ka pothuajse asnjë shpresë për progres të rëndësishëm. Sipas informatave të besueshme, zgjedhjet në Gjermani mund të vonojnë gjithçka për marrëdhëniet e eurozonës me Britaninë, çështjet e Greqisë dhe Ballkanit në përgjithësi.

Procesi i Berlnit që afronte vendet e Ballkanit Perëndimor dhe parashikonte një axhendë projektesh  në infrastrukturë dhe telekomunikacion ishin iniciativë personale e kancelares, por edhe ky proces mund të stopohet për shkak të bllokimit paqartësisë politike ku ndodhet Gjermania.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.