"Paratë e pista mund të deformojnë tregun e banesave"

Postuar në 20 Nëntor, 2017 21:32

Kryetari i Komisionittë Ekonomisë  Erjon Braçe gjatë diskutimeve të Paketës Fiskale shprehu shqetësimin për deformimin e çmimeve që mund të sjellin në treg paratë e pista. Sipas tij mund të ketë raste kur individë të caktuar mund të blejnë me një çmim më të lartë sesa çmimi mesatar i tregut, thjesht me synimin e pastrimit të parave dhe kjo mund të rezultojë në një çmim më të lartë, që automatikisht rrit taksën mbi ndërtesën.

Po kështu ai nënvizoi faktin që taksa e pronës e cila do të paguhet çdo tre muaj në faturën e energjisë elektrike mund të japë ndikim tek arkëtimet e OSHEE pasi vlera e faturës do të rezultojnë dukshëm më e lartë se mesatarja që paguan një familje.Ministri i Financave nënvizoi edhe një herë faktin se për disa kategori specifike është menduar që të ketë tolerim, duke i përjashtuar. Nga përllogaritjet e bëra rezulton që të paktën 36 për qind e stokut të banesave përjashtohet. Nga këto të paktën 60 mijë familje janë në Tiranë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.