parate e pista

"Paratë e pista mund të deformojnë tregun e banesave"

Postuar në 20 Nëntor, 2017 21:32

Kryetari i Komisionittë Ekonomisë  Erjon Braçe gjatë diskutimeve të Paketës Fiskale shprehu shqetësimin për deformimin e çmimeve që mund të sjellin në treg paratë e pista. Sipas tij mund të ketë raste kur individë të caktuar mund të blejnë me një çmim më të lartë sesa çmimi mesatar i tregut, thjesht me synimin e pastrimit të parave dhe kjo mund të rezultojë në një çmim më të lartë, që automatikisht rrit taksën mbi ndërtesën.

"Për disa po vjen burgu. Ndoshta duhet të kenë frikë"

Postuar në 22 Dhjetor, 2015 19:35

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka përsëritur gjatë një pritjeje të organizuar nga Komisioni për Reformën në Drejtësi, se kjo e fundit do të miratohet në pranverë dhe se shumëkush duhet të ndihet i trembur. “Kam besim se në pranverë do të festojmë miratimin e reformës në gjyqësor. Këta njerëz kanë frikë se do humbin vendin e punës dhe të ardhurat e pista. Këta njerëz kanë frikë se do humbasin paratë e pista dhe do të përfundojnë në burg. Ndoshta këta njerëz duhet të kenë frikë. Duhet të gjendet një mënyrë që atyre t’u prishen pushimet’, tha Lu.

Subscribe to RSS - parate e pista