Spartak Braho: Ndahem me LSI-në. Ka hyrë në rrugë pa krye

Postuar në 16 Nëntor, 2017 10:30

Spartak Braho, themelues i LSI-së dhe një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën “Dita” përmes së cilës ka bërë publike divorcin përfundimtar me partinë ku aderoi që nga viti 2004. Braho ka bërë disa komente edhe për kursin e ri të LSI-së që e cilëson si rrugë pa krye teksa ka vlerësuar se edhe ndarja e saj me PS-në është ndoshta përfundimtare.

“Tani ndarja ndërmjet PS-së dhe LSI-së është e madhe, me gjasa përfundimtare, sa kohë që secila palë ecën në krah të kundërt. Koha padyshim do të jetë gjykatësi më i mirë. Koha do të më gjykojë edhe mua nëse bëra mirë që pranova ftesën për të qenë efektivisht pjesë e strukturave politike të PS-së. Raportet e mija politike me LSI-në tashmë kanë përfunduar. Pa keqardhje. Nuk mund ta shoqëroja atë në rrugëtimin e partisë së Lulit e Saliut, në rrugën pa krye ku kanë hyrë”, është shprehur Braho.

Aktualisht ai kryen detyrën e këshilltarit të kryeministrit Edi Rama, por ai ka marrë funksione edhe në PS. Pas Fatos Klosit dhe Sabit Brojkës, Braho është i fundit në rendin e socialistëve të vjetër që largohen nga LSI.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.