keshilltari

Këshilltari për sigurinë i Kryeministrit: Kampi i luftëtarëve të ISIS, lajm i rremë i përhapur nga LSI-ja

Postuar në 15 Qershor, 2018 21:28

Këshilltari për Sigurinë i kryeministrit Edi Rama, ka deklaruar gjatë një interviste për TemaTv se lajmi për krijimin e një kampi për luftëtar të ISIS që janë kthyer nga Siria është i rremë dhe është përhapur nga përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Modestia e pakontrolluar e sistemit të drejtësisë

Postuar në 17 Janar, 2018 13:05

Ish-kryeprokurori i Arizonës, John Leonardon një nga 8 këshilltarët ndërkombëtar të procesit të Vetting-ut në Shqipëri përfshin jo vetëm gjyqtarët dhe prokurorët si kategorinë më të korruptuar, por edhe policinë. Në një intervistë për portalin amerikan Tucson.com ai thotë se Shqipëria ka “korrupsion të shfrenuar në shumë fusha: Policia, gjyqtarët, prokurorët”.

Spartak Braho: Ndahem me LSI-në. Ka hyrë në rrugë pa krye

Postuar në 16 Nëntor, 2017 10:30

Spartak Braho, themelues i LSI-së dhe një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën “Dita” përmes së cilës ka bërë publike divorcin përfundimtar me partinë ku aderoi që nga viti 2004. Braho ka bërë disa komente edhe për kursin e ri të LSI-së që e cilëson si rrugë pa krye teksa ka vlerësuar se edhe ndarja e saj me PS-në është ndoshta përfundimtare.

Miliarderi Karl Aikan lë detyrën si këshilltar i Tramp

Postuar në 19 Gusht, 2017 12:08

Miliarderi  amerikan, Karl Aikan njoftoi largimin si konsulent i Donald Tramp për çështjet e liberalizimit të ekonomisë. Nuk dihet nëse ky vendim ka lidhje me deklaratat e presidentit amerikan për dhunën në Charlottesville. Aikan, 81 vjeç dhe një ndër agjentët më të njohur të Wall Street. Ai u emërua në dhjetor si 'këshilltar special' i Tramp me mision kryesor "lehtësimin"  e vendit nga "rregullat e shkatërruese” që pengojnë zhvillimin ekonomik" të SHBA-ve.

“Djali i mahnitshëm”, Mc Master këshilltar për Sigurinë i Trump

Postuar në 21 Shkurt, 2017 09:31

Pas dorëheqjes së Majkëll Flin nga detyra e këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, emëroi në këtë post Gjeneralin Mek Master.Ai është një ushtarak karriere që ka shërbyer si gjeneral në misione të ndryshme në Irak dhe Afganistan. Tramp e cilësoi këshilltarin e ri të Sigurisë si një njeri me mjaft përvojë, një djalë të mahnitshëm dhe të talentuar.

Dorëhiqet Këshilltari i Trump për Sigurinë Kombëtare

Postuar në 14 Shkurt, 2017 12:05

Pa u mbushur 1 muaj nga ceremonia e betimit, presidenti amerikan Donald Trump pëson "krizën" e parë brenda kabinetit. Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Majkëll Flin ka dhënë dorëheqjen, nën hijen e dyshimeve se diskutoi me ambasadorin rus çështjen e sanksioneve të SHBA ndaj Moskës, disa javë para se Trump të merrte detyrën. 

Këshilltari i Trump: SHBA të dorëzojë Gulen. Netanjahu rezervon takimin e parë me presidentin e ri amerikan

Postuar në 10 Nëntor, 2016 10:36

Pikëpyetjet më të mëdha pas zgjedhjes së Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara lidhen me politikën e jashtme amerikane dhe qasjet e administratës së re amerikane në çështje kruciale për sigurinë globale. Ndonëse është herët për të folur nëse SHBA do të ndryshojë kurs në politikën e jashtme shenjat e para tregojnë se presidenca Trump do të mbështetet në aleatët strategjikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si Izraeli, Turqia apo dhe dialektikë tjetër në marrëdhëniet me Moskën.

Fondacioni për “Shoqëri të Hapur” i Soros, 6500 dollarë shpërblim për këshilltarin e kryeministrit (dokumente)

Postuar në 22 Gusht, 2016 17:50

Hijet e Xhorxh Soros dhe hamendësimet për ndikimin e fondacionit të tij në qeveritë e majta kanë marrë një trajtë edhe më të besueshme pas publikimit të afro 2500 faqeve nga DC Leaks. Në disa prej këtyre dokumenteve theksohet rëndësia e madhe që kishte çështja e Ukrainës për miliarderin amerikan. OJF-të e krijuara prej tij u angazhuan në financimin e një fushate mediatike në mbështeje të grushtit të shtetit në Ukrainë dhe kundër retorikës ruse.

Subscribe to RSS - keshilltari