Eri, ku je?

Postuar në 23 Tetor, 2017 22:24

Modestia e Erion Veliajt ka kapërcyer çdo kufi. Edhe një ditë që e pati  pushim nuk e bëri të madhe. Themi e bëri pushim sepse për herë të parë pas dy vitesh nuk u shfaq në ekrane për të folur për punët lart e poshtë në Tiranë me mëngë të përveshura apo lopata në duar. 

Ai vetë ka thënë që punon 24 orë në ditë pa pushim dhe nga sa kuptohet duhet të jetë dikush tjetër që i ka mbushur mendjen të bëjë një ditë pushim, për më tepër që mileti ka me ç'të englendiset tani që Tahiri po numëron petalet me dilemën "më fusin në burg, nuk më fusin në burg".

Ditën që ky i fundit u paraqit në Këshillin e Mandateve mendohet se Veliaj e ka kaluar para televizorit dhe nuk ka dalë për xhirime duke lënë bosh disa ditë nga furnizimi që u bën mediave me kronika të përgatitura, ku nje shkollë bie fjala e inaguron 3 herë.

E natyrshme që në redaksitë e lajmeve u krijua një lloj shqetësimi për mungesën e postës së Veliajt, por burime nga zyra për shtyp e tij thanë se kjo mungesë do rikuperohet në ditët në vijim. Gjithsesi Veliaj nuk ka munguar në rrjetet sociale me lajme që nxjerrin sërish Tiranën të parën në botën e çudirave. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.