Ligj i ri për sigurimin e automjeteve. Paguajnë më pak drejtuesit e rregullt

Postuar në 26 Shtator, 2017 15:12

Autoriteti i MBikëqyrjes Financiare premton se deri në vitin 2018 do të jetë miratuar një ligj i ri për sigurimin e mjeteve motorike. Drejtori i Autoritetit, Ervin Koçi, ka prezantuar disa pika të projektligjit, që sipas tij sjell për drejtuesit e mjeteve aplikimin e sistemit bonus – malus.

Pa diskutim që bonus-malus do të jetë një objekt i rishikimit që të përshtatet më mirë me zhvillimet e tregut. Është shumë e rëndësishme që sistemi bonus-malus do të ketë një ndikim shumë pozitiv tek konsumatori. Konsumatori i ndershëm dhe i rregullt do të ketë një kosto më të ulët për pagesën e primit të sigurimit ndryshe nga ata të tjerët që krijojnë aksidente, bëjnë aksidente ku ne do mbajmë përgjegjësi duke paguar një prim më të lartë”, tha ai.

Mbetet për t’u shpresuar sa do të vihet në zbatim një gjë e tillë, pasi deri më sot qeveria nuk ka reaguar ndaj ankesave dhe akuzave se tregu i sigurimeve funksionon mbi parimin e oligopolit, me kompani që lëvizin tarifat në bllok. Një tjetër problem është edhe borxhi që këto kompani ndaj konsumatorëve që zënë fill që nga viti 2002.

Kemi 9-10 milion euro. Ne tashmë po bëjmë edhe një inspektim tek byroja e cila administron të gjithë këtë proçes për të nxjerrë shifrën reale, por edhe përgjegjësitë konkrete. Ky është krijuar që nga viti 2002 për shkak se edhe tregu i sigurimeve në ato vite ka qënë më i brishtë dhe kanë marrë përsipër përgjegjësitë në bashkëpunim me autoritetin që atashon këtë shumë në vitin 2018”, tha Koçi.

https://rtsh.al/lajme/ne-2018-ligj-i-ri-per-sigurimin-e-detyrueshem-moto...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.