Update/Shtet që lufton drogën me radarë jashtë funksionit

Postuar në 06 Shtator, 2017 17:33

Qeveria është munduar gjithmonë të mbulojë përmasat e trafikut të drogës dhe të injorojë çdo dyshim që lidhet me punën e policisë në këtë drejtim. Edhe më parë është folur në media për mosfunksionim të sistemit të radarëve që bëjnë identifikimin e mjeteve lundruese në det.

Por lajmi aktualizohet pasi Balkanëeb ka publikuar shkresën që drejtori i Policisë, Haki çako i ka dërguar ministrit të Brendshëm teknik, Dritan Demiraj në 31 Gusht ku e vë në dijeni për dështimin e disa aksioneve antidrogë për shkak të mosfunksionimit të sistemit të radarëve të vëzhgimit në det që administrohen nga Ministria e Mbrojtes. Sipas shkresës "Mosdhënia e informacionit krijoi konfuzion dhe pati raste kur mjetet që merrnin pjesë në operacion filluan të ndiqnin njëra-tjetrën në hapësirën detare".  Çako zbulon se nga sistemi nuk ishte konstatuar asnjë lëvizje, ndërkohë që Guardia Di Finanza kapte gomonen të mbushura me drogë. 

“Sistemi i vëzhgimit të hapësirës detare nuk iu përgjigjet nevojave operacionale, për kontrollin dhe mbikqyrjen e kufirit detar, dhe nuk bën të mundur identifikimin e mjeteve lundruese. Kjo situatë ka vështirësuar punën dhe shërbimin e efektivave tona në luftën kundër trafiqeve të paligjshme në hapësirën detare. Në mjaft raste përfaqësuesit e policisë kanë kërkuar kthimin mbrapa të sistemit për ngjarje, me orare dhe data konktrete, të lëvizjes së mjeteve lundruese të konstatuara nga shërbimet e policisë, por në asnjë rast në sistem nuk ishin evidentuar dhe nuk u gjetën gjurmë të dhënat, megjithëse mjetet lundruese të kapura nga Guardia di Finanza në Itali kanë qenë me përmasa që duhet të ishin zbuluar, identifikuar nga ky system”, – shkruan drejtori i Përgjithshëm i Policisë.  Këtu pikëpyetjet që ngrihen janë për Ministrinë e Mbrojtjes e cila ka nën administrim radarët për vëzhgim detar, çështje për të cilën nuk ka patur asnjë hetim deri më tani. Pas publikimit te letres Ministria e Mbrojtjes reagoi me nje deklarate te firmosur nga drejtues te Migracinit dhe Kufirit ku konfirmohet se pajisja funksionon ne rregull qe prej vitit 2009, por pa mohuar shqetesimin qe Çako i percolli Demirajt.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.