Polonia kërkon 1 miliardë $ dëmshpërblime nga Gjermania

Postuar në 05 Shtator, 2017 08:45

Polonia ka rihapur çështjen e dëmshpërblimeve me Gjermaninë duke shtuar tensionin me Berlinin zyrtar. Varshava ndodhet nën presionin e BE-së për arsye të zhvillimeve të brendshme politike që sipas Brukselit zyrtar po kërcënojnë demokracinë e këtij vendi.

Në këtë kuadër çështja e dëmshpërblimeve është një mënyrë për të kushtëzuar veprimet e Gjermanisë.

"Duhet të ulemi për një bisedë serioze me gjermanët dhe të vrasim mendjen së bashku se si mund të zgjidhet problemi. Dëmet e luftës mund të jenë në shuma trishifrore miliardëshe”, është shoprehur për radion RFM FM, ministri i Jashtëm polak, Witold Waszczykowski.

Agjencia gjermane Deutsche Welle raporton se ministri i Brendshëm pollak, Mariusz Blaszczak foli për një miliardë dollarë, ndërkohë që një pjesë e politikës polake e konsideron çështjen të mbyllur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.