KESH humbet gjyqin me HEC-et e vegjël, kthen mbrapsht 6.2 mln euro

Postuar në 28 Gusht, 2017 18:20

Një sagë e gjatë seancash gjyqësore ka përfunduar në favor të prodhuesve të vegjël të energjisë, të cilëve KESH do të duhet t’u paguajë mbi 6 milionë euro nga një vendim jo i argumentuar mirë i ERE-së. Prodhuesit e vegjël të energjisë kanë fituar një çështje në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Entit Rregullator të Energjisë  për rregullimin e çmimit me ulje për periudhën rregullatore 2012-2014.
Me këtë vendim gjykata e detyron Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) që të paguajë një shumë prej 860 milionë lekësh ose 6.2 milionë eurosh ndaj prodhuesve të vegjël të energjisë. Burimet nga KESH pohojnë se ky vendim ka vënë arkën e kompanisë në vështirësi për shkak edhe të situatës jo shumë të favorshme që po kalon sektori nga mungesa e reshjeve.
Gjykata e Lartë e mori vendimin me datë 13 qershor të këtij viti dhe në seancë nuk ishte asnjë përfaqësues i ERE-së. Rillogaritja nga ERE për vitin 2014, u bë nga 9.3 lekë për kilovat në 7.9 lekë, dukë shënuar një ulje rreth 14% të fitimeve që HEC-et kishin përfituar nga shitja e energjisë.
Vitin që shkoi energjia e prodhuar nga HEC-et e vogla kishte një vlerë tregu rreth 60 milionë euro dhe tani do t’i shitet direkt operatorit të shpërndarjes, duke anashkaluar kostot që krijon procesi i shitjes fillimisht të KESH, pastaj të OSHE dhe më pas të konsumatorëve final raporton shqiptarja.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.