Ballkani, sallatë interesash dhe influencash

Postuar në 22 Gusht, 2017 10:52

Ndikimin në rritje të Turqisë, Rusisë, dhe madje edhe  të Arabisë Saudite në Ballkan paralajmëroi ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, duke  bërë thirrje për përshpejtimin e procesit të aderimit të rajonit në Bashkimin Evropian, në mënyrë që të qëndrojnë brenda Turqisë dhe Rusisë.

"Në Sarajevë dhe Prishtinë gratë paguhen që të veshin burka në publik. Ne nuk mund ta shohim dhe të mos bëjmë asgjë"-thotë Kurz për gazetën Handelsbalt, duke shtuar se mes Shteteve në rajon ka ende  tensione serioze.
Gazeta raporton gjerësisht mbi përpjekjet e BE-së dhe NATO-s për të mbajtur nën ndikimin e saj vende të tilla si Serbia dhe Mali i Zi  dhe vë në dukje "konkurrencëm", me të cilën përballen Shtetet e Bashkuara, Rusia, Turqia dhe Arabia Saudite.

Për sa i përket Gjermanisë, "Handelsblatt", kujton se në vitin 2014 ndërmori mori iniciativën për të intensifikuar marrëdhëniet me Ballkanin, duke i inkurajuar reformat dhe bashkëpunimin në kuadër të "Procesit të Berlinit". Kjo iniciativë nuk pati shumë progres, çka detyroi Gjermaninë të ofrojë paketën Berlin Plus. 
Gazetë shkruan se Turqia nga ana tjetër, është e tërhequr nga Ballkani për arsye sa emocionale aq edhe logjike. "Shekujt e dominimit turk në Ballkan lanë pas pakica myslimane dhe një trashëgimi kulturore dhe arkitektonike. Shumë monumente historike jane restauruar nga agjencitë e qeverisë turke"- raporton gazeta gjermane, duke shtuar se Ankaraja po nxit një axhendë ekonomike shumë racionale.

Kohët e fundit investimet turke janë shtrirë në minierat e Kosovës dhe aviacionin civil në Shqipëri, ndërsa në maj u nënshkrua marrëveshja e tregtisë së lirë me Bosnjën. Në të njëjtën kohë, Rusia duket se po shfrytëzon lidhjet historike dhe fetare kryesisht me Serbinë. Serbët, sipas një sondazhi të kohëve të fundit, janë në pjesën dërrmuese prorusë dhe nuk shohin me simpati NATO-n.

Në një vizitë të fundit në Serbi zv/Kryeministri i Rusisë, Dmitry Rogozin theksoi se "Serbia kurrë nuk do të bashkohet me BE-në". Artikulli  mbyllet me një referencë për ndikimin e  Ankarasë në Bullgari nëpërmjet partisë Dost, por edhe për aspiratat e Kinës për të fituar një rolnë rajon, kryesisht përmes projektit masiv të infrastrukturës dhe tregtisë, cila ai synon të lehtësojë komunikimin nëpër Euroazi dhe parashikon një investim prej 10 miliardë eurosh nga ana e Pekinit në 16 vende të Evropës Lindore dhe Juglindore.

http://www.handelsblatt.com/my/politik/international/tuerkei-und-russlan...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.