Pakti i dy gjeneralëve për të mbikëqyrur presidentin Trump

Postuar në 02 Gusht, 2017 10:41

Donald Trump duket se po kthehet në një problem serioz politik me këmbënguljen e tij për protagonizëm dhe obsesionin me imazhin. Associated Press raporton se ish-sekretari për Çështjet e Brendshme, John Kelly, një ish-gjeneral që së fundmi drejton kabinetin e presidentit, ka debatuar ashpër më këtë të fundit, për çështjen e pranimit të njerëzve me origjinë nga vende të konsideruara të rrezikshme. Kelly kërkoi largimin e këshilltarëve të tjerë nga mbledhja për të folur hapur me Trump dhe ia arriti duke i parashtruar presidentit se disa njerëz kanë arsye legjitime për të vizituar SHBA. Me caktimin e Kellyt në kabinetin e Shtëpisë së Bardhë duket se u përcaktua edhe fati i drejtori të Komunikimit, Antonio Scaramuçi si dhe vendosja e rregullit të ri që të gjithë, përfshirë sekretaren për Shtypin, Sarah Huckabee Sanders, zyrtarët e lartë të stafit, dhëndri I Trump, Jared Kushner dhe planifikuesi i politikave, Steve Bannon, do të raportojnë te Kelly.

Këto lëvizje dhe ky sens për të vënë rregull në një presidencë që po zbulohet se i është nënshtruar kaosit në politikë, janë vlerësuar sidomos nga republikanët që nuk po përtypin dot shumë gjëra të Donald Trump.

Në këtë kuadër, mediat raportojnë se Kelly dhe James Mattis, një tjetër general në pension që ushtron detyrën e sekretarit të Mbrojtjes, të dy shumë të acaruar nga qëndrimet e Trump me çështjen e emigrantëve, duket se kanë rënë dakord për një pakt sekret bashkëpunimi. Të dy vepruan shumë shpejt në këtë drejtim, duke u qartësuar bashkëpunëtorëve se ata nuk kishin dorë në dekretin e Trump dhe përfituan nga boshllëqet në të duke kërkuar që irakenët që ndihmuan amerikanët të përjashtohen nga kjo masë.

Pakti konsistonte në dakordësinë se në çdo rrethanë njëri prej tyre duhet të ishte prezent në SHBA gjatë gjithë kohës për të mbikëqyrur urdhërat që prodhoheshin me shpejtësi nga Shtëpia e Bardhë. Në fakt ky është një pakt për të mbajtur në frena një njeri të paparashikueshëm si Donald Trump që e konsideron ende presidencën si vijim të spektaklit elektoral.

Entuziazmi për rolin e ri disiplinues të John Kellyt lidhet me nevojën që ka SHBA për të kthyer besimin tek aleatët dhe partnerët e vet, pork a shumë njerëz që nuk janë optimsitë. Kelly nuk mund t’ja dalë dot nëse nuk merr mbështetjen e Presidentit, i cili e ka për detyrë të kuptojë nevojën e rendit në shtëpinë prej nga ku ushtrohet pushteti kryesor në botë.

http://hosted.ap.org/dynamic/stories/U/US_TRUMP_CHIEF_OF_STAFF?SITE=AP&S...2017-08-01-10-43-06

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.