Një libër për marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve

Postuar në 20 Korrik, 2017 10:24

Një vepër e domosdoshme për të gjitha kërkimet e ardhme për marrëdhëniet serbo-shqiptare. Kështu e quan agjencia serbe e lajmeve “B92” librin e Petrit Imamit, titulluar: “Serbët dhe shqiptarët përmes shekujve”. Tre vëllime, 1500 faqe me një qasje enciklopedike, mbushur me fakte dhe përshkrime – karakterizimi i librit në fjalë, publikuar shqip dhe serbisht  është ndër më vlerësuesit. Imami, i lindur në Prizren por që ka jetuar në Beograd, vë theksin te lidhjet kulturore mes të dy popujve, duke dashur të largojë paragjykimet që janë ngritur në dekada propagandë.

Agjencia, që është në këtë rast edhe botuesi serbisht i librit, sugjeron se libri me kapituj thuajse shterues për origjinën e liderit serb Karagjorgje, lidhjet e shqiptarëve me malazezët duhet të zërë vend në bibliotekat personale të lexuesve në Serbi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Më tej akoma ai duhet përkthyer në një version të shkurtuar në anglisht për të ndihmuar në krijimin e një panorame tjetër për të dy popujt, mbërthyer në një armiqësi të egër për dekada të tëra.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.