Mësoni anglisht për të marrë vesh qëndrimin e Shqipërisë në Samitin e Triestes

Postuar në 12 Korrik, 2017 09:49

Nëse të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë dalë në mediat e vendeve të tyre dhe kanë sqaruar se çfarë mendojnë për Samitin e Triestes, apo idenë e Zonës Rajonale Ekonomike, kryeministri i Shqipërisë, preferon ta bëjë këtë përmes mediave në SHBA dhe në anglisht. Madje, jo duke folur për vendin e tij, por pë Ballkanin.

Duke sugjeruar ndoshta me vete se me miletin e Shqipërisë ndahen vetëm gërr mërret e administratës, z. Rama i është drejtuar publikut amerikan, në gazetën “The Wall Street Journal” për të folur rreth asaj që ai do të bëjë në Samitin e Triestes, një nismë posaçërisht europiane. Me këtë rast ai ka folur në emër të rajonit: “Tregëtia e lirë, hapi tjetër për Ballkanin”  - ky është titulli, fjalët e të cilit ndërzejnë vizione zhvillimi.

Ndodh edhe kështu, edhe pse një koment në WSJ është një mënyrë për të rënë në sy, pas nëse sheh komentin e publikuar aty nuk gjen asgjë më shumë sesa disa qëndrime të njohura tashmë për Ballkanin e paqtë dhe miratimin e axhendës së Samitit të Triestes.

Ky i fundit mund të rezultojë një takim formal, një mbledhje llafazanësh që thjesht i qeshin njëri-tjetrit, por nëse ato që paralajmërohen do të vihen në jetë, atëherë kemi hyrë në një fazë të re. Tregu i përbashkët dhe financimi i projekteve infrastrukturore janë zhvillime shumë të rëndësishme, por ato vështirë se i interesojnë më shumë një qytetari amerikan sesa një qytetari shqiptar. Sado të kriptuara të jenë mesazhet dhe synimet e një opinioni që shfaqet në WSJ për Shqipërinë, çështjet për të cilat flitet aty u interesojnë më shumë shqiptarëve. Ndaj kryeministri do kishte ndihmuar edhe veten nëse duke u çliruar nga komplekset e zakonshme të politikanit performativ, të thoshte dy fjalë më parë për qytetarët e këtij vendi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.