Pse ky model fushate i Edi Ramës?

Postuar në 10 Qershor, 2017 00:03

Politika dhe në veçanti kryeministri ka kuptuar se në fushatë nuk ka rëndësi vetëm programi elektoral dhe ajo çfarë do bësh me taksat, shërbimet apo investimet dhe as ajo që thua, por mënyra se si shfaqesh dhe intuita për të kuptuar se çfarë kërkon të dëgjojë publiku. Një ndjekëse e kryeministrit në fejsbuk jep këtë argument “Shikojeni nga veshja... Dhe beni krahasimet me politikanet e tjer qe bejn jete luksoze. Edi eshte si shqiptaret e tjer, ulet ne sofer me ta”.

Mbi këtë perceptim adresohet edhe vota, që peshon njësoj me të tjerat nga pikëpamja e vlerës numerike dhe kësisoj ka ndikimin e vet në krijimin apo rikonfirmimin e shumicave.Nuk ka ndonjë studim se në çraport është kjo lloj vote me votën që niset nga premisa më të kualifikuara, por fakti që kryeministri i kushton rëndësi të madhe një komunikimi të fokusuar  jo tek programi por tek batutat dhe zhargoni i mekanikës elektorale tregon se kjo lloj audience është e madhe dhe mesa duket do të jetë përcaktuese edhe në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

Efekti tjetër negativ i kësaj lloj vote është tek cilësia e qeverisjes që do kemi nesër, sepse nga cilësia e votës do të varet edhe niveli i përgjegjësisë së pushtetit karshi votuesve. Çka do të thotë se nga terreni elektoral që kemi nuk duhet të presim ndonjë prodhim cilësor pas zgjedhjeve, thjesht grupin që do të menaxhojë përveç emocioneve edhe edhe burimet financiare të shqiptarëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.