PD "flirton" me afatet dhe Presidentin e Ri

Postuar në 29 Prill, 2017 12:27

Partia Demokratike u mjaftua me fjalën pazar për zgjedhjen e Ilir Metës President, duke mos përmendur asnjë akuzë tjetër që ka të bëjë me përgjegjësitë e tij në keqqeverisjen e vendit, ku LSI kishte disa ministri kyçe. Paralelisht Partia Demokratike ka njoftuar se as PS dhe as LSI-ja nuk mund të regjistrojnë dot listat e kandidatëve për deputetë  në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi afatet për regjistrimin e kandidatëve kanë skaduar. 
Në një deklaratë për mediat, deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se "Ka skaduar afati i listave, pas kësaj date askush nuk regjistron më. Kodi Zgjedhor është i qartë, listat e kandidatëve, partive, regjistrohen jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Data e zgjedhjeve është e dekretuar tashmë, 18 qershor, pra cdo regjistrim gjatë ditës së sotme i paligjshëm”. Sipas tij, KQZ nuk ka asnjë mundësi ligjore të regjistrojë më lista kandidatësh. Rikthimi i Partisë Demokratike në diskutimin e afateve zgjedhore hap perspektivën për një lloj negociate që mund të legjitimojë edhe rolin e Presidentit të Ri. Për marrëveshje dhe takim me Lulzim Bashën ka folur edhe Presidenti i Ri, Ilir Meta në një konferencë për mediat. 
“Shpresoj të realizohet një marrëveshje e mundshme do të bëj cdo gjë në këtë drejtim, por nuk jam president, aktualisht është Nishani. Unë do të bashkëpunoj me të dhe cdo faktor tjetër, do të përpiqem duke nisur nga nesër kur të mos kem asnjë detyrim si kreu I LSI, të takohem me Bashën në cdo moment, por njëkohësisht do përpiqem të bashkëpunoj me nishanin, edhe me ish presidentët e vendit për shkak të përvojës që kanë për të kërkuar kontributin e të gjithëve për klime mirëbesimi”-tha Meta. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.