Rrëzohet ankesa e PD-së, Kushtetuesja hap rrugën për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Postuar në 16 Prill, 2017 15:52

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankesën e PD-së për shfuqizmin e disa neneve që kanë të bëjnë me ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

8 gjyqtaret  kanë pranuar pjesërisht ankimin e Partisë Demokratike duke shpallur anti-kushtetues 5 nene të ligjit për organizimin e sistemit të drejtësisë.  Por ajo qe bie ne sy është fakti se gjykata kushtetuese nuk ka pranuar thelbin e kërkesës se Partisë Demokratike për shfuqizimin e neneve qe kane lidhje me ngritjen e Këshillit te Larte Gjyqësor dhe Këshillit te Larte te Prokurorisë. Nëse kjo kërkesë do të ishte pranuar e gjithë procedura për ngritjen e këtyre institucioneve qe ka disa muaj që ka nisur do të kthehej në pikën zero, dhe, për me tepër, do te bllokohej ngritja e strukturës se posaçme anti-korrupsion e cila buron nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë”, raporton Vizion Plus.

Në zbatim të këtij vendimi Parlamenti duhet të rishikoje ato nene që kanë të bëjnë me kompetencat e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.