Një shembull i përbashkët banditizmi italo-shqiptar në prill 1939

Postuar në 13 Prill, 2017 13:56

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikon në faqen e vet në Facebook foto të dokumenteve për hetimin e shkatërrimit të Muzeut Arkeologjik të Vlorës në prill 1939:

Shkatërrimi dhe bastisja e Muzeut Arkeologjik të Vlorës, 7 prill 1939.

[Kur ushtria italiane po i afrohej Vlorës më 7 prill 1939, një grup shqiptarësh të armatosur qëlluan kryqëzorin italian, i cili u përgjigj me dy goditje topi. Njëra nga goditjet shkatërroi pjesërisht Muzeun Arkeologjik të Vlorës, i cili më 1936 ishte strehuar në shtëpinë ku u ngrit flamuri i pavarësisë. Objektet e muzeut shpejt u bënë objekt bastisjeje, si për ushtarët italianë, po ashtu edhe për shqiptarët e ndodhur aty. Po atë vit, në korrik 1939, Ministria e Kulturës i kërkon Komandës Eprore të Karabinierëve Mbretërorë informacion për vjedhjen e muzeut. Ca muaj më vonë Komanda përgjigjet duke shpjeguar se hetimet nuk kanë dhënë rezultat. Në dokumentin bashkangjitur është interesant fakti se jo vetëm ushtarët italianë, por edhe shqiptarët u kthyen nga luftëtarë, në bastisës objektesh muzeale, ndryshe nga ç’na informon bibliografia shqipe, e cila ngarkon me përgjegjësi vetëm italianët”, shkruan DA. Një kujtyesë që meriton vëmendje.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.