PDIU-ja kërkon nga Presidenti të thërrasë tryezën e partive përpara Këshillit të Sigurimit

Postuar në 12 Prill, 2017 13:34

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka propozuar sot që presidenti i Republikës të thërrasë një tryezë të partive politike për të zgjidhur krizën.

Pak ditë më parë paraqita propozimin për një pakt kombëtar. Thelbi ishte përpjekja për të shmangur krizën e besimit mes palëve që rrezikon zgjedhjet. Pakti i propozuar nga PDIU synonte arritjen e një konsensusi për të shkuar në zgjedhje, përfshi këtu edhe korrigjimin e sistemit elektoral. Pakti synon përmirësimin e sistemit institucional, për të ngritur institucione të reja të Drejtësisë. Shprehim shqetësimin se ligjërimet cinike dhe kërcënuese po rrisin në një masë kritike mundësinë e anormalitetit të jetës politike. Kjo zgjidhje do të vijë vetëm nëse të gjitha forcat politike të ulen në tryezë. Vazhdoj të besoj se ekzistojnë ende të gjitha kushtet për të vendosur një standard moral kushtetues për politikëbërjen në Shqipëri. Ju drejtohem që të thërrisni një tryezë për partitë parlametnare për të mundësuar një klimë normale për zgjedhjet e Kuvendit”, deklaron Idrizi. Ai ka shtuar se ky hap është i nevojshë në mënyrë që të shmanget nevoja për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. 

Nisma pason një votim të djeshëm në Parlament, ku PDIU-ja e pa veten jashtë komisionit ad hoc për Vettingun, çka do të thotë se PS-ja ka zgjedhur LSI-në përpara PDIU-së në një krizë që nuk i lë shumë hapësirë manovrimi partisë së Idrizit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.