Amonica dhe Zharrëza, dy standardet e qeverisë për ndotjen nga nafta

Postuar në 11 Mars, 2017 13:21

Ministri i energjisë dhe industrisë Damian Gjiknuri ka urdhëruar kompaninë shetëtorore të prodhimit të naftës Albpetrol që të marrë në dorëzim puset e naftës në Zona naftëmbajtëse e Amonicës në Vlorë, duke i hequr të drejtën e kërkimit kompanisë me kapital shqiptar Phoenix Petrolium.

Në bazë të një marrëveshjeje hidrokarbure të firmosur në 16 gusht të vitit 2013-të, kompania kishte marrë të drejtën eksluzive të kërkimit dhe nxjerrjes së naftës dhe gazit në 9 zona. Një prej vendburimeve më të mëdha që ajo zotëronte ishte pikërisht Amonica, me një prodhim prej 5200 tonësh naftë në vit. Ministria e energjisë njofton se komapnia nuk ka përmbushur detyrimet kontraktore dhe përveç dëmtimeve që i ka shkaktuar vendburimit në atë zonë, përbën rrezik për shëndetin e banorëve.

Në njoftimin e minsitrisë së energjisë sqarohet se po merren masa që firmës t’i hiqen edhe disa vendburime të tjera. Ky nuk është rasit i parë që kompanitë që marrin naftën e nëntokës shqipatre shkaktojnë pasoja të rënda në mjedis. Prej kohësh edhe banorët në disa fshtara në zonën më të madhe naftëmbajtëse, atë të patos marinzës akuzojnë kompaninë Bankers perolium për dëme mjedisore të cilat rrezikojnë shëndetin e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.