Efekti i euros "informale" rrezikon stabilitetin e lekut

Postuar në 10 Mars, 2017 22:01

Rritja e përdorimit të monedhës euro në ekonomi, sidomos atë atë informale ka shqetësuar Bankën e Shqipërisë, e cila ka nisur punën për të bërë një plan masash në mënyrë që të ulë përdorimin e kësaj monedhe në tregun shqiptar. Ndikim të madh në këtë fenomen dyshohet se kanë patur edhe flukset financiare nga trafiku i kanabisit, për të cilat OSBE tha se janë në qarkullim rreth 2 miliardë euro. 
Në një intervistë për televizionin Klan, kreu i departamentit të Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë, Klodion Shehu, ka shpjeguar rreziqet që sjell për Shqipërinë fenonomeni i “euroizimit”, që nga ulja e cilësisë së poltikës monetare që merr Banka, e deri në riskun që përcillet te individët nga kursi i këmbimit.

"Kemi atë që quhet euroizimi financiar. Niveli i lartë i kredive në vatutë, veçanerisht atyre që janë të pambrojtur nga kursi i këmbimit, sigurisht që paraqet disa sfida për stabilitetin financiar"

Banka e Shqipërisë ka nisur punën me Ministrinë e Financave për të marrë një plan masash, i cili synon të ulë përdorimin e monedhës së përbashkët europiane. 50% e kredisë sot, është në valutë, çka përbën një risk potencial për individët të cilët kanë të ardhura në lekë. Një nga mënyrat mund të jetë edhe marrja e masave ligjore ku të mbrohen shtresat vunerabël që marrin kredi në euro.
Gjatë vitit që shkoi depozitat në euro patën një rritje me 214 milion euro, ndërsa transfertat e pagesave dhe remitancat në këtë monedhë kanë bërë që kursi i këmbimit të ndryshojë ndjeshëm. Ekulibiri i ri i euros është 135 lekë, kjo rënie e vlerës së saj përbën rrezik të madh si për bankat që marrin sot depozita në euro, dhe për konsumatorët që kanë kredi në këtë monedhë, për shkak të mbiçmimit që mund të ketë në të ardhmen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.