Fiskultura jo vetëm në Shqipëri - Kabineti i presidentit Wilson në foto stërvitjeje

Postuar në 27 Shkurt, 2017 11:00

Shumëkush mban mend Fizik – kulturën (Fiskulturën) e dikurshme në mnëgjes. Jo vetëm nxënësit e shkollave, por disa kohë edhe qendrat e punës, instiucionet aplikonin minutat e mëngjesit me disa lëvizje fizike. Pas vitit ’90 ky rregull I përgjithshëm u braktis, u vu në lojë për t’u konsideruar si pjesë e asaj gjeometrie të Diktaturës që unifomizoi çdo gjë. Por duket se kjo nuk është një gjetje e regjimit të Hoxhës. Dhe as edhe kineze siç thuhet. Në SHBA, në vitin 1917, kur vendi po hynte në luftë, prkatika e ushtrimeve gjimnastikore u vendos deri edhe në Shtëpinë e Bardhë, apo në ministri. Sugjerimin e bëri Walter Camp, asokohe drejtues i Programit të Marinës për trajnimin fzik, ndërkohë që sot ai njihet si “babai i futbollit amerikan”. I zhgënjyer nga rekrutët, ai sugjeroi një listë ushtrimesh që duheshin bërë për 8 minuta. Në fotot më poshtë shohim se këto ushtrime i aplikuan edhe pjesëtarë të kabinetit të presidentit Wilson, mes të cilëve edhe Ndihmës Sekretari për Marinën, 35 vjeçari Franklin D. Roosevelt, i cili katër vjet më vonë do të paralizohej nga poliomeliti. 

http://mashable.com/2017/02/18/cabinet-exercises/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.