Obsesioni me ekonominë që po shkatërron Demokracinë (Video)

Postuar në 23 Dhjetor, 2016 11:38

Së fundmi në Britani qarkulloi një libër me titull "The Econocracy: The Perils of leaving economics to the experts", në shqip "Ekonomokracia: Rreziqet që vijnë po t'ia besosh ekonominë ekspertëve". Në këtë libër, autorët argumentojnë se 100 vjet më parë ideja e ekonomisë nuk ekzistonte në kuptimin që ka aktualisht. Në ditët e sotme ekonomia shihet si detyra më e rëndësishme që duhet të zgjidhin shoqëritë moderne. Edhe politika ndërvepron me një gjuhë ekonomike dhe kjo logjikë imponon në shumë raste edhe mënyrën e diskutimit dhe parashtrimit të çështjeve politike. Rezultati është se shumica e qytetarëve të cilët nuk mund të flasin këtë gjuhë' janë të përjashtuar nga politika, ndërsa në të njëjtën kohë vendimet politike janë gjithnjë e më shumë kompetencë e specialistëve. Kjo në vetvete është një goditje për Demokracinë.

Tre autorët britanikë, anëtarë të lëvizjes "Rethinking Economy", Joe Earle, Kahal Moran dhe Zack ëard-Perkins argumentojnë se "ekonomokracia" demokracia është bërë një proces i pastër teknokratik dhe çdo pjesëmarrja e publikut mund të komplikojë gjërat. Catriona Watson nga lëvizja "Rethinking Economics" jep më poshtë në një video një pasqyrë më të qartë të rolit të dëmshëm të "Ekonomokracisë" në Demokraci.

Titulli i videos, i publikuar nga Guardian është "Obsesioni ynë me ekonominë shkatërron demokracinë". Ajo i referohet të shkuarës duke thënë se "fjala ekonomi nuk është përmendur asnjëherë në fushatat zgjedhore në Britani para viteve 1950". Fjala "Ekonomi" nuk ekzistonte. Por në vitin 2015 e njëjta fjalë ka monopolizuar mediat dhe fushatat zgjedhore.

Është e vërtetë se politikanët shpesh flasin për ekonominë, por e bëjnë në një mënyrë që nuk është e kuptueshme për publikun. Na është thënë se ekonomia është një çështje komplekse, "besojani qeverisë dhe ekspertëve ta menaxhojnë". Kjo sipas autorëve quhet "Ekonomokraci". Një shoqëri e cila është e dominuar nga besimi se ajo që është më e rëndësishme për jetën e tyre është aq e ndërlikuar sa duhet të menaxhohet nga specialistët.

Është e pamundur që të ketë një Demokraci të vërtetë pa patur një kuptim të vërtetë të asaj që po ndodh. Ne duhet të mbërrijmë në pikën ku njerëzit me të vërtetë të kuptojnë se nga çfarë politikash mund të përfitojnë, ashtu si edhe me elokuencë të mund të shprehin pikëpamjet e tyre në një mënyrë konstruktive.

http://www.huffingtonpost.gr/2016/12/22/diethnes-oikonomia-econocracy_n_...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.