Deputeti i LSI-së jep shpjegime në Prokurori për të kaluarën si trafikant

Postuar në 20 Dhjetor, 2016 11:04

Për më shumë se 1 orë deputeti i Vlorës i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shkëlqim Selami ka dhënë shpjegime përpara prokurorëve të sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Precedimi penal ndaj tij është regjistruar pas informacioneve për një dënim jashtë Shqipërisë të deputetit.
Në një shkresë të Prokurorisë së Përgjithshme, që mban datën 14 dhjetor drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thuhet “se pas bërjes publike të formularit të vetëdeklarimit të deputetit Shkëlqim Selami rezulton se ka mospërputhje informacioni sa i përket të dhënave të paraqitura në formular nga subjekti deklarues.
Burime të prokurorisë thanë se dyshohet që deputeti Selami të ketë fshehur një dënim në Itali në fillim të viteve 90, për trafik te qenieve njerëzore.
Në formularin e depozituar në KQZ, deputeti i LSI-së në Qarkun e Vlorës pranon të ketë ndryshuar mbiemrin me vendim gjykate, nga Selamemini në Selami. Vetë deputeti i hedh poshtë akuzat. Sipas tij, e gjitha kjo çështje ngrihet nga ata që po pengojnë zbatimin e Ligjit të Vettingut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.