Bombat e Zaevit rezultojnë shurdhuese. Gruevski fiton për të dhjetën herë në Maqedoni

Postuar në 12 Dhjetor, 2016 08:47

Nikolla Gruevski është fitues i zgjedhjeve në Maqedoni. Pasi ka përfunduar thuajse çdo gjë me procesin e numërimit, ish-kryeministri që drejtin partinë konservatore VMRO-DPMNE, nuk e fshehu kënaqësinë:

I falenderoj të gjithë votuesit, sepse ata kontribuuan që Maqedonia të kalojë zgjedhjet në një atmosferë demokratike. Kjo është fitorja e dhjetë me radhë dhe për të dhjetën herë me radhë, u dënua LSDM. U mbështet Programi i VMRO-së dhe do të punojmë që kjo mbështetje të realizohet tërësisht. Ditët në vazhdim, do të ndalim krizën dhe do të diskutojmë koalicionet. Çfarëdo që do të ndodhë, ne do të mbetemi në linjën kombëtare dhe shtetërore dhe në interes të qytetarëve. Nuk do të lëvizim asnjëhere”, tha ai.

Partia e Gruevskit ka marrë 51 mandate në një parlament që përbëhet nga 123 deputetë, ndërkohë që LSDM-ja e Zoran Zaev ka marrë 49. Goditje kanë partitë shqiptare, mes të cilave udhëheq BDI-ja e Ali Ahmetit me 10 mandate, Lëvizja Besa me 5, Aleanca për shqiptarët 3 deputetë dhe PDSh e Menduh Thaçit 2 deputetë. Ky i fundit ka deklaruar se mban përgjegjësinë për humbjen dhe se votat do t’i bashkojë me Lëvizjen Besa. Në këto kushte është vendimi i Gruevskit se me kë parti do të bëjë koalicion, por duke përjashtuar një aleancë të madhe me LSDM-në, e cila luajti për largimin e tij me përgjimet dhe protestat, në vështrim vijnë sërish partitë shqiptare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.