Indeksi i Lirisë i “Cato Institute”, Shqipëria në vendin e 50-të nga 159 vende të matura

Postuar në 29 Nëntor, 2016 15:19

“Cato Institute” publikon së fundmi Indeksin e Lirisë së Njeriut për vitin 2016, që është një raportim kompleks, ose një “matje e lirisë personale, civile dhe ekonomike”.

Ky është raporti i dytë që ky thinktak publikon në bashkëpunim me të tjerë dhe siç vihet re që në fillim, viti bazë për referencën krahasuese është viti 2008, kur edhe nisi kriza e madhe ekonomiko-financiare që përjeton sot bota. Për lirinë janë thelbësore zhvillimet në Lindjen e Mesme, në Kinë, Turqi dhe Rusi, vende që kianë dinamikë zhvillimesh dhe peshë në botë.

Indeksi realizohet mbi 79 tregues për lirinë personale dhe ekonomike qëmbulojnë këto fusha:

Sundimi i ligjit; siguria, lëvizja, besimi feta, e drejta për t’u organizuar, e drejta për t’u shprehur, marrëdhëniet, qeveria, sistemi ligjor dhe të drejtat e pronës etj..

Në vend të parë të renditjes globale, nga 159 vende të matura, qëndron Hong Kongu, pasuar nga Zvicra, Zelanda e Re, Irlanda, Danimarka, Kanadaja, Britania e Madhe, Australia, Finlanda dhe Holanda.

Autorët sqarojnë arsyet se si është e mundur që Hong Kongu, një vend nën administrimin e Pekinit zyrtar të jetë vendi me më shumë liri. Sipas tyre, trashëgimia e Hong Kongut dhe statusi i tij nën Britaninë e Madhe ka qenë shumë efektiv duke e kthyer në qendër të financës botërore. Duket se Pekini ka bërë kompromis me këtë fakt duke lejuar që Hong Kong të vazhdojë të luajë këtë rol.

Me interes është fakti se për një vend si Turqia, liria personale ka shënuar rritje, ndërkohë që liria ekonomike ka pësuar ulje. Një indeksim që bie ndesh me perceptimin e krijuar në media.

Po Shqipëria ku qëndron?

Shqipëria është në vendin e 50-të dhe nga të dhënat qëndron në diku në mes. Në një shkallë matëse prej 10 pikësh, shohim se treguesit janë të shpërndarë. P.sh, nga 10 që është vlerësimi maksimal, Shqipëria vlerësohet:

Sundimi i ligjit                                   4,97

Përmasa e qeverisë                        7.54

Siguria                                               8.61

Të drejtat e Pronës                          4.80

Besimi fetar                                       8.75

Shprehja dhe informimi                  9.17

Siç shihet vlerësimi i bërë për të drejtat që ofron sistemi kushtetues shqiptar është i lartë, ndërkohë që pikët ulen te zbatimi i ligjit dhe të drejtat e pronës. Gjithsesi vetë autorët pranojnë se indeksi nuk thotë fjalën e fundit, ai mund të përfshijë matje më të mira, por në fakt duhet thënë se për Shqipërinë të dhënat përputhen relativisht me vërejtjet që vijnë nga raportet e BE-së.

Në çdo rast, Shqipëria lë pas në Ballkan, Maqedoninë, Bosnjen, Serbinë dhe Turqinë.

 

https://object.cato.org/sites/cato.org/files/human-freedom-index-files/h...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.