Erdogan: Gati t’i lëshoj Europës 3 milionë sirianë

Postuar në 11 Nëntor, 2016 20:45

Presidenti turk Rexhep Taiip Erdogan ka paralajmëruar se tre milionë refugjatë sirianë të cilët ndodhen tashmë në Turqi, janë  gati për të kapur Europën dhe akuzoi Bashkimin  Europian se nuk po mbështet financiarisht Turqinë, teksa kjo e fundit ka shpenzuar miliarda për refugjatët.

"Tani për tani në Turqi janë tre milionë refugjatë sirianë që mund të kalonjnë në Evropë, madje duke udhëtuar në këmbë. Ndërsa ne kujdesemi për tre milionë njerëz, BE-ja është e detyruar të na ndihmojë. Në qoftë se këta refugjatë do të shkojnë në BE, atëherë çfarë do të bëjë Evropa? Atëherë situata do të jetë edhe më e ngatërruar , sepse tani ajo nuk dëshiron të pranojë  as 100 apo 150 njerëz"-tha Erdogan në një  intervistë për Al Jazeera.

Ai shtoi se BE-ja nuk e ka përmbushur marrëveshjen e saj financiare me vlerë tre miliardë euro për të ndihmuar refugjatët, duke shtuar se se shuma që deri më tani ka dhënë Europa është jo më shumë se 250-300 milionë euro.. Erdogan kritikoi gjithashtu SHBA për mosdorëzimin ende  të Fethullah Gulen, të cilin ai  akuzon si nxitës të grushtit të shtetit më 15 korrik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.