Presidenti i ri i SHBA jep garanci: “Mirënjohje për shërbimet që Clinton ka bërë ndaj SHBA. Koha të bashkohemi”

Postuar në 09 Nëntor, 2016 09:19

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Donald Trump, ka mbajtur fjalën e parë para mbështetësve duke dhënë garanci se ajo që ndodhi në fushatë nuk do të reflektohet në drejtimin e vendit. Trump u shfaq krejtësisht racional teksa ka falënderuar Hillary Clinton për shërbimet që ka kryer ndaj vendit.

Faleminderit të gjithëve. Faleminderit të gjithëve. Sapo mora një telefonatë nga sekretarja Clinton. Ajo na uroi neve, për fitoren dhe unë e uroj atë për fushatën që bëri. Hillary Clinton ka punuar fort për një periudhë të gjatë dhe ne u jemi asaj mirënjohës për shërbimet ndaj vendit. Unë mendoj se tani është koha që sot të bashkohemi në një. Unë zotohem se do të jem president për të gjithë amerikanët. Ne tashmë do të punojmë bashkë për ta unifikuar këtë vend. Ne do ta rindërtojmë këtë vend dhe do ta rinovojmë Amerikën tonë. Burrat dhe gratë e harruar të këtij vendi, s’do jenë më të tillë. Do të rindërtojmë infrastrukturën e këtij vendi. Do të bëjmë një punë që ju do të jeni krenar për presidentin tuaj, unë e dua këtë vend”- tha ai.

Fushata mbaroi. Republikani mori fitore të paprecedentë. Tani mbetet për t’u parë se në cilin drejtim do të jetë Ndryshimi.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.